E martë, 24 Dhjetor, 2024
0 C
Pristina

Bordi i RTK-së emëron Hysen Honduzin Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Bordi i RTK-së ka njoftuar se në mbledhjen e sotme ka emëruar Hysen Hundozin në pozitën e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të mediumit publik.

“Bordi i RTK-së emëroi ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm, Hysen Hundozi, i cili punon në RTK që nga viti 2002 dhe ka pasur pozita të ndryshme menaxhuese dhe profesionale”, thuhet në komunikatën për media.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se ky vendim erdhi pas bllokimit të ekzekutimit financiar dhe menaxheria në RTK.

“Bordi i RTK-së ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme me pikën kryesore të rendit të ditës ‘Diskutimi mbi bllokimin e ekzekutimit financiar dhe menaxherial në RTK’ ku zyrtari kryesor financiar ka njoftuar Bordin për bllokimin e ekzekutimit të të gjitha pagesave si rezultat i mungesës së udhëheqësit menaxherial, në këtë rast Drejtorit të Përgjithshëm apo në mungesë të tij, Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm i RTK-së. Këto bllokime financiare dhe menaxheriale ndikojnë gjithashtu edhe në procesin e prodhimit dhe ofrimit të shërbimeve programore”, thuhet në njoftim.

PROMO

Nga Rubrika