E martë, 24 Dhjetor, 2024
0 C
Pristina

“Dëshmia” e Enver Sekiraqës në Hagë trondit familjen e Triumf Rizës

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

I dënuar për shtytje në vrasjen e policit Triumf Riza në vitin 2007, Enver Sekiraqa ishte arratisur nga burgu në maj të këtij viti.

Por, ai që planifikoi vrasjen e tij, nuk po përballet me vuajtjet e burgut, ani se u dënua që në të të rrijë 25 vjet.

Në qeli jo se jo, por Enver Sekiraqa, edhe iku krejt nga Kosova, e siç u mor vesh në seancën e së enjtes në Hagë, dëshmoi në gjykimin e katërshes së UÇK-së, lidhur me mbajtjen e tij gjatë luftës në një qendër ndalimi në Majac, raporton Klan Kosova.

Shefqet Riza, babai i policit të vrarë, Triumf Riza, thotë se e dinte që Sekiraqa u strehua në Serbi, por pas dëshmisë në Hagë, ka dilema nëse vërtetë kishte ikur, apo ishte marrë nga autoritetet.

E lajmi se i arratisuri nga Kosova dha dëshmi në Hagë, për Shefqetin është sa e pakuptimtë aq edhe e çuditshme.

Ky pretendon se Sekiraqa i kishte dhunuar nxënëset shqiptare gjatë luftës dhe ishte mik me Arkanin famëkeq, andaj ishte ndaluar nga UÇK-ja.

E këto lidhje thotë se i vazhdoi edhe në liri me pjesëtarët e “Rojave të Urës”, e vëllezërit Vesellinoviq.

Për këto akuza e as konfirmimin nëse Sekiraqa dëshmoi në Hagë, Klan Kosova nuk arriti ta marrë një përgjigje nga avokati i tij, Besnik Berisha, meqë nuk iu përgjigj thirrjeve as mesazheve.

Ky kishte deklaruar 5 muaj më parë se klienti i tij nuk ka ikur, por gjendet në një spital jashtë Kosovës duke u trajtuar për disa probleme shëndetësore.

Asnjë fjalë për rastin nuk e thanë as nga EULEX-i e as nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Kjo e fundit udhëzoi televizionin që të marrë vetëm informacionet publike që i publikohen në faqen zyrtare.

Shiko videon:

PROMO

Nga Rubrika