Dea Mishel dhe Krist Aliaj janë përfolur shumë pas daljes nga shtëpia më e famshme se mes tyre mund të kishte diçka më shumë se shoqëri, pasi janë takuar shpesh dhe kanë kaluar kohë me njëri-tjetrin.
Ditën e djeshme, Dea i habiti të gjithë me një postim ku shkruante: “Na zbuluat! … E pranoj! Jam në një marrëdhënie me Kristin…”.
Por duket se kjo ka qenë thjesht një shaka nga ana e saj, pasi pak më vonë ka postuar diçka tjetër, ku sqaron se është në një ‘marrëdhënie pune’.
“Jemi në një marrëdhënie pune.
Ndjesë se nuk e specifikova.
Shihemi në ‘She’s on Top’ në Top Channel”.
Kujtojmë se dy ish-finalistët e BB VIP do të jenë pjesë e jurisë së emisionit ‘She’s on Top” që do të nisë së shpejti në ekranin e Top Channel.