E premte, 15 Nëntor, 2024
1.8 C
Pristina

Befason Gani Gërmia: Nuk kam qenë mirë emocionalisht pas Big Brother-it

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Në një intervistë të sinqertë dhe të hapur për emisionin “Canapé”, Visar Dërmaku, i njohur nga publiku si Gani Gërmia, ka ndarë ndjesitë e tij pas përvojës së paharrueshme në “Big Brother VIP Kosova”.

I njohur për humorin e tij të shkëlqyer dhe energjinë pozitive që e karakterizonte në shtëpinë e Big Brother, Gani u bë një nga banorët më të dashur të sezonit të dytë.

Por pas gjithë kushteve të favorshme dhe dashurisë që mori nga publiku, ai zbuloi se kalimi nga jeta e mbushur me kamera dhe dinamika të përditshme brenda shtëpisë në jetën reale ishte një periudhë e vështirë për të.

“Pas daljes nga ‘Big Brother’, e vërteta është se nuk kam qenë në gjendje të mirë emocionale,” ka pranuar ai gjatë intervistës.

Gani e theksoi se, ndonëse popullariteti i tij arriti majat gjatë kohës që ishte në shfaqje, përballja me realitetin pas daljes ishte një sfidë e madhe për të.

Shiko videon:

Nga Rubrika