E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024
4.7 C
Pristina

Drenusha Latifi me akuza të rënda për Dianën “Me bo me fol…”

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Drenusha Latifi është njëra nga banoret më të përfolur në këtë edicion të ‘Big Brother VIP Kosova’ dhe gjithçka që ndodh brenda murëve të shtëpisë, përveç aktiviteteve të zakonshme, krijon një debat të nxehtë jashtë saj.

Fillimisht, Drenusha dhe Diana kanë ndarë një miqësi të ngushtë, por ngjarjet e fundit kanë sjellë një tension të madh mes tyre, që shumë shpejt ka filluar të diskutohet në media dhe në rrjetet sociale.

Pas një debati të fortë në ‘prime’, Drenusha duket se ka vendosur të mos e mbajë më të heshtur zemërimin e saj. Ajo ka akuzuar Dianën për deklaratat e saj, duke e quajtur këtë një tradhti të miqësisë së tyre.

“Mu nuk me intereson për Diana Tahirin se çka thotë ajo prej studios atje, me bo me fol unë çka kom me fol ti e shtinë kryt përfundi atje, ajo ka me pas te ndalume me fol për mu më prej studios,” shprehet Drenusha gjatë një bisede me Arionin, duke theksuar se nuk do të tolerojë më komente të tilla nga shoqja e saj.

Ky incident ka nxitur debate të ashpra mes tifozëve të emisionit dhe ka sjellë gjithashtu një valë reagimesh në rrjetet sociale.

Shiko videon:

Nga Rubrika