E shtunë, 21 Dhjetor, 2024
3.9 C
Pristina

‘Shkëmbim banorësh me Italinë”/ ‘BBV4’, Ledion Liço zbulon detaje nga spektakli i madh

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Nesër në darkë nisin aventurat e ‘Big Brother VIP 4’ dhe jemi të gjithë të etur për të zbuluar çfarë ndodhet pas dyerve të kësaj shtëpie të famshme.

Ledion Liço, njëri prej drejtuesve të këtij spektakli, gjatë një interviste për ‘Shqipëria Live’, ndau disa detaje interesante mbi edicionin e ri. Ai theksoi se këtë vit, një nga objektivat kryesorë do të jetë shkëmbimi i një banori të Big Brother-it shqiptar me një banor të ‘Grande Fratello’, versioni italian i këtij formati të famshëm.

“Atmosfera është njësoj siç është çdo herë në nisje të Big Brother-it. Na pret një fillim emocionues, dhe të gjithë jemi të entuziazmuar për atë që do të vijë. Ka filluar një shi i madh, që për ne është një shenjë e mirë,” shprehet Liço.

Ai vazhdoi me disa detaje kurioze për shtëpinë, duke zbuluar se janë të instaluara krevate dopio për pjesëmarrësit. “Do të kenë 16 krevate në dy dhomat e para, me shumicën që do të jenë dopio. Ky edicion do të përfshijë public figures, por edhe historia të atyre që nuk janë të njohur,” thekson ai.

Nga emrat që po fliten, si Sara Hoxha, Laert Vasili, Eros Grezda e të tjerë, cila do të jetë surpriza për publikun?

“Të paktën dy prej tyre do të futen që nesër,” është përgjigja e shpejtë e Liços.

Kur flasim për bashkëpunim me Grande Fratellon, cila është strategjia?

“Po, ka një bashkëpunim. Disa pjesëtarë të stafit të BB VIP kanë vizituar producentët e Grande Fratello dhe janë diskutuar mundësitë për shkëmbim,” sqaron ai. Liço shprehet se kriteri kryesor për këtë shkëmbim do të jetë njohja e gjuhës, duke theksuar se për shqiptarët, italishtja është një avantazh i madh.

“Çdo banor që shkon në Itali do të ketë nevojë për një nivel bazë në italisht, dhe gjithashtu, ai që vjen këtu duhet të dijë pak shqip,” përfundon ai me humor. “Për ata që nuk dinë, le të jenë gati për një kurs të shpejtë,” shton ai duke qeshur.

Liço shpjegon se ekipi i ‘Big Brother’ ka punuar ngushtësisht dhe se ndihma reciproke është çelësi për suksesin e programit. “Puna jonë është të sigurojmë që publiku të përjetojë çdo emocion, sepse Big Brother është shumë më shumë se një program tradicional televiziv,” thotë ai.

“Për ne, e vetmja gjë që ka rëndësi është që të jemi gati për nesër, kur kamerat do të nisen në 21:15. Shpresoj që të kemi fat dhe të arrijmë të përmbushim pritshmëritë,” thekson Liço.

Me një staf që përfshin deri në 300 veta, Liço beson se organizimi dhe përgatitja janë thelbësore. “Ka departamente të ndryshme të Top Channel që punojnë ngushtë me këtë program, dhe ne të gjithë jemi të fokusuar në arritjen e qëllimeve tona,” përfundon ai, duke na lënë me dëshirë për të zbuluar se çfarë na pret në këtë sezon emocionues të Big Brother VIP 4.

PROMO

Nga Rubrika