Këngëtarja me origjinë nga Prishtina, Dua Lipa është detyruar të largohet nga Los Angeles për shkak të zjarreve që kanë përfshirë zonat e Pacific Palisades dhe Hollywood Hills.
Zjarret e ashpra që kanë përfshirë këtë qytet të njohur për stilin e tij të jetesës dhe kulturën e pasur, kanë detyruar jo vetëm DUA Lipën, por edhe shumë artistë të tjerë që të kërkojnë strehim në vende më të sigurta. Mes atyre që po përballen me këtë situatë alarmuese janë James Bourne nga grupi Busted, Mark Owen nga Take That dhe Liam ‘Gatsby’ Blackwell nga TOWIE.
Bilanci tragjik i viktimave ka arritur në 10, ndërsa rreth 10,000 ndërtesa janë shkatërruar, duke e bërë këtë një nga katastrofat më të mëdha natyrore të vitit. Zjarret, që janë shpërthyer për disa ditë me radhë, kanë shkatërruar tha shumë nga pamjet ikonike të Los Angeles, duke lënë pas dëme të mëdha dhe panik te banorët.
Emra të njohur si Paris Hilton, Denise Crosby dhe Milo Ventimiglia kanë përjetuar humbje të ndjeshme, pasi shtëpitë e tyre janë shkatërruar në flakë. Këto momente tragjike në LA kanë sjellë një ndjesi të thellë humbjeje për miliona njerëz në mbarë botën.
“Absolutisht shkatërruese dhe të frikshme këto ditë në LA. Po mendoj për të gjithë miqtë dhe njerëzit që u detyruan të evakuohen nga shtëpitë e tyre,” shkroi Dua në një postim emocionues në rrjetet sociale, duke shprehur mbështetje për ata që po përballen me këtë krize.
Zjarret janë një fenomen i zakonshëm në Kaliforni, veçanërisht gjatë muajve të thata të verës, por intensiteti dhe shpejtësia e tyre këtë vit ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë. Autoritetet lokalë kanë aktivizuar plan të emergjencës, duke ofruar strehim dhe ndihmë për ata që janë prekur.
Raportet e fundit tregojnë se më shumë se 50,000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa shumë të tjerë po përballen me dilema për të mbetur dhe për të mbrojtur pronat e tyre apo për të kërkuar siguri në vende të tjera. Situata ka sjellë një ndjenjë të fortë solidariteti mes banorëve, të cilët kanë ofruar ndihmën e tyre për ata që kanë nevojë.
Në mes të kësaj situate dramatike, aktorë dhe personalitete publike kanë bërë thirrje për mbështetje në mbledhjen e fondeve për viktimat e zjarreve, duke e bërë këtë një moment të rëndësishëm solidariteti. Ka pasur një valë mbështetjeje nga fansat dhe komuniteti global, të cilët janë angazhuar për të ndihmuar në rikuperimin e qytetit që ka qenë në vështirësi.
Shiko foton: