Gili duket se është ndjerë nostalgjike për vitet e mëparshme.
Në “Instastory” ka publikuar një fotografi të realizuar para disa vitesh.
Kjo fotografi i ka rikthyer kujtime të panumërta nga momentet e lumtura që ka kaluar me mikeshën e saj, Rozana Radin, e cila gjithashtu ka qenë pjesë e përvojave të tyre në “BBVA” për disa ditë.
“Me miken motii..!”, shkroi Gili përbri postimit, duke shprehur dashurinë dhe mirënjohjen për momentet e bukura të kaluara bashkë.
Ka qenë një periudhë e veçantë për to, ku kanë krijuar lidhje të forta miqësore, duke ndarë të qeshura dhe emocione gjatë çdo eksperience që kanë kaluar së bashku.
Fotografia që Gili ndau është një dëshmi e gjallë e bukurisë natyrale dhe stilit të dy vajzave, të cilat janë njohur për pamjen e tyre tërheqëse dhe personalitetin e jashtëzakonshëm. Në imazhin e ndarë, ato duken si dy yje që shndrisin, duke reflektuar energji dhe pozitivitet.
Shiko foton: