E mërkurë, 22 Janar, 2025
6.1 C
Pristina

Pas debanit të ashpër, Laerti shpërthen në lot dhe largohet…

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Mes skenave të tensionuara dhe debateve të ashpra, Laerti shfaqet i përlotur gjatë përplasjeve të tij me Gertin duke u larguar drejt dhomes së rrefimit.

Gjatë këtij episod, Laerti e ka dëshmuar se ndjenjat e tij janë të thella, duke e konsideruar Gertin si një mik të dikurshëm. Megjithatë, Gerti ka reaguar ndryshe, duke shprehur pakënaqësi të hidhura ndaj aktorit, duke e zbuluar kështu një konflikt të thellë mes tyre.

Laerti, i nervozuar dhe i emocionuar, shpërtheu me fjalë tejet të forta: “Shpifës, i ndyrë, pse në 1 dhjetor ku ke fjetur? Cila është shtëpia ku ke kaluar natën me mua, duke festuar? O tuçmaku!” Këto fjalë, dëshmojnë tensionin e lartë që ekziston mes dy personazheve të njohur.

Gerti, i cili në momentin kritik u shpreh se ishte turp për Laertin, e pyeti: “A je në terezi apo jo? Turp të të vijë, unë kam fëmijë të vegjël!” Kjo situatë nxjerr në pah një tjetër dimension të kësaj përplasje, teksa vë në dukje përgjegjësitë që secili prej tyre ka jashtë kamerave.

Laerti, në një moment të nxehtë, e akuzoi Gertin se ai është një “maskara që s’ke mëshirë” dhe e kërcënoi se do hapë llogarinë për ta bërë Gertin të përballet me të vërtetat. “Do hap llogarinë, që të shohin sa më detyrohesh!” – tha ai, duke e thelluar akoma më shumë tensionin mes tyre.

Gerti, duke insistuar mbi moshën e tij, iu përgjigj se është “52 vjeç burrë”, duke e shoqëruar këtë me një akuzë tjetër nga Laerti: “O i sëmurë mendor!” Kjo përplasje do të shpërbëhet edhe më tej duke i referuar ngjarjeve të kaluara që datojnë që prej nëntorit 2015, kur përplasjet e tyre patën marrë përmasa fizike.

Laerti shpjegoi se Gerti e kishte sulmuar për një fjalë në greqisht që ai e kishte interpretuar si ofendim. Sipas Laertit, pas ngjarjes, Gerti kishte kërkuar ndjesë në gjunjë, duke thënë se e kishte kuptuar që kishte keqkuptuar situatën.

“Pas sherrit, më ka kërkuar ndjesë në gjunjë. Tha më fal se e kuptova që ti po bëje muhabet në greqisht. E dëgjoni çfarë thotë? Është bërë banditi i gjithë shtëpisë!” – përfundoj Laerti, duke lënë të hapura pyetje mbi thellësinë e sherrit dhe marrëdhënies mes tyre.

PROMO

Nga Rubrika