E mërkurë, 22 Janar, 2025
3.7 C
Pristina

‘Shokon’ ish-bashkëshortja e Aldos: E gatshme të futem në Big Brother, mund të ndodh edhe ribashkimi

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

E ftuar në “Wake Up” ka qenë regjisorja Ana Veseli, ish-bashkëshortja e Aldo Markut.

Ajo ka ndarë për publikun detaje të rëndësishme mbi marrëdhënien e saj me Aldon, duke paralajmëruar një zhvillim intriguese në mes tyre, përveç komenteve mbi lojën e tij brenda shtëpisë së famshme.

Në një bisedë me konkurrentët, Aldo ka lënë të kuptohet se mund të ketë një rikthim me ish-partneren, një ide që e ka mbushur me emocione Ana-n.

“Kurrë mos thuaj kurrë,” tha ajo, duke theksuar se ndjenjat mes tyre mbeten të forta dhe se gjithmonë ka hapësirë për rikthim.

Ana theksoi se ndien një lidhje të veçantë me Aldon, pavarësisht se ata nuk janë më bashkë. “Më bën të ndihem mirë patjetër. Më shumë se gjithçka, kemi ndjenja të sinqerta për njëri-tjetrin, pa u shëndrruar në pronarë të ndjenjave,” tha ajo. Kjo do të thotë se ndienjat mes tyre janë të pastërta dhe të pa kushte.

PROMO

Nga Rubrika