E enjte, 23 Janar, 2025
1.8 C
Pristina

Përplasje e fortë mes Rozanës dhe Gertit ne BBVA

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Një debat i ashpër dhe nervoz ka shpërthyer mes Rozanës dhe banorit Gerti, duke zbuluar tensionet e brendshme që ekzistojnë në ambientet e reality show-t.

Gjatë një diskutimi të ngarkuar, Rozana i drejtohet Gertit me një ton të ashpër, duke e akuzuar atë për qëllime të fshehta dhe manipulim.

“E kam ditur që je kështu. Unë e kam ditur çfarë ke dashur të bësh këtu, je i zbulueshëm,” thotë ajo, duke e bërë të qartë se Gerti ka shkuar shumë përtej kufijve që i takojnë në dinamikat e grupit.

Ishte e qartë se tensionet nuk ishin vetëm personale, por gjithashtu reflektonin rivalitetin që ndjehet në mjedisin e reality show-t. Rozana e akuzon Gertin se ka lidhje me Laertin, duke sugjeruar që ai ka shkuar deri aty sa të përmendë jetën private të njerëzve. “Fjete dhe hëngre bukë me Laertin dhe i përmende jetën private. Përmende fëmijë dhe nënën e fëmijës. Ti nuk ke të drejtën ta bësh këtë,” vazhdon ajo me ton të ashpër.

Zërat e dyshimit dhe akuzat zbulojnë një klimë tensioni, ku Rozana nxjerr në pah faktin se Gerti ka tejkaluar një limit të caktuar moral. “Ti ke ardhur për të hequr atë cipën që të ka mbetur. Je njeri qesharak, pa cipë, nuk je artistë sepse nuk ke shpirt dhe nuk ke njerzillëk,” thekson ajo, duke e goditur Gertin për atë që ajo e sheh si mungesë thelbësore të qenies njerëzore.

Gerti, i bërë nervoz nga këto akuzata, kërkon të mbrojë veten, por atmosfera e tensionuar vazhdon. “I ke zënë vendin Xumit me gjestet që bën, të mori lumi edhe ty. Jam më burrë se ty. Ti më ke frikë mua, i ke frikë gratë si mua,” reagon Rozana, duke e vënë Gertin në një pozitë mbrojtëse.

PROMO

Nga Rubrika