E hënë, 3 Shkurt, 2025
1.9 C
Pristina

Luiz Ejlli shpërthen ndaj lajmeve të rreme

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Luiz Ejlli ka reaguar me zemërim pas një videoje të publikuar nga disa portale, ku pretendohej se ai ishte përfshirë në një rrahje në një klub nate.

Në një postim në InstaStory, këngëtari sqaroi situatën dhe shprehu zhgënjimin e tij për lajmet e pavërteta që po qarkullojnë rreth tij. Ai theksoi se këto shpifje nuk janë vetëm të padrejta, por edhe të dhunshme dhe se kanë pasoja në jetën e tij personale.

Kishte dalë një video mbrëmë ku supozohet se unë jam rrahur në një klub, lokal, nuk e di çka është. E lashë njëherë me qëllim se desha të shoh a kanë dalë portale të reja që duan të mbajnë hall mbi familjen time, në të vërtetë ishin shumë që janë shtuar. Nuk e di çfarë i kam bërë një nder unë këtyre që ta bëjnë këtë punë. Gjithsesi, më shqetësoi fakti se më mori nëna ime në telefon dhe tha ‘ka dalë një lajm, çfarë është ai lajm, por kur e pashë videon, e pashë që nuk ishe ti, por çka janë këto lajme, të pastë nëna’”, tha ai, duke e konsideruar të papranueshme një situatë të tillë që shqetëson familjen e tij.

Luizi vazhdoi duke sulmuar ata që përhapin lajme të rreme: “Tani unë e di që ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral, as nuk e dini çka është familja. Keni filluar kështu tash, nejse e dini vetë. Por fshihuni mbrapa asaj tastierës, shtypni çka t’ju dali para.

Ai nuk iu ndal dhe vijoi me fjalë të forta, duke i bërë thirrje atyre që gjoja shkruajnë lajme që ja prishin reputacionin të kuptojnë se pas këtyre lajmeve që shpërndahen, ndodhen njerëz që ndihen të lënduar dhe të brengosur. “Unë kam një mijë punë, me familjen time, me karrierën time. Mos më bëni të kthehem andej nga ju, se jo mbrapa tastierës, po të fshiheni në fund të botës, e kam vesh se kush jeni. Pastaj do të thoni: ‘O Luiz, o baba, kthehu se bëmë shaka’.”

Të rinjtë dhe opinionistët në mediat sociale kanë dalë në mbrojtje të Luizit, duke theksuar se shpifjet në media shpesh mund të kenë pasoja të rënda, duke ndikuar jo vetëm në karrierën e individit, por edhe në jetën e tij personale. Kjo situatë ka sjellë një reflektim më të gjerë në lidhje me përgjegjësinë që kanë mediat për të raportuar informacionin e saktë dhe të besueshëm.

Në këtë kontekst, Luiz Ejlli bëri thirrje për një kultivim më të madh të etikës në gazetari dhe për ndalimin e shpifjeve, duke e quajtur këtë një obligim për të gjithë ata që presin informacione të sakta dhe objektive. “Mënyra se si i qaseni një lajm tejet të rëndësishëm, ndikon në jetën e shumë njerëzve.

Ai përfundoi duke thënë se do të vazhdojë punën e tij pa u ndikuar nga këto lajme, duke kërkuar që njerëzit të kenë më shumë kujdes për informacionin që konsumojnë dhe shpërndajnë. “Unë do të fokusohem në muzikën time dhe do të kujdesem për familjen time, sepse këtë e kam parasysh në çdo moment.

PROMO

Nga Rubrika