E premte, 7 Shkurt, 2025
6.1 C
Pristina

Ofendimi i rëndë që preku plagët e hapura të Kosovës

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Një debat i fortë verbal mes Jozit dhe Gjestit pas përfundimit të spektaklit të Big Brother Vip Albania ka shkaktuar një valë reagimesh dhe shqetësimesh në opinionin publik, veçanërisht mes familjarëve të Gjestit. Ofendimet e rënda të hedhura nga Jozi, që e etiketuan Gjestin si “kopil i shkinëve”, kanë trazuar emocionet dhe ndjenjat e shumë qytetarëve, duke i prekur ata në thelb të identitetit të tyre.

Për këtë rast të paprecedent, “Vëllai i Madh” mori një vendim të menjëhershëm duke e përjashtuar Jozin nga gara. Ky reagim është parë si një masë të domosdoshme për të ruajtur dinjitetin e të gjithë pjesëmarrësve dhe për të reflektuar vlerat e respektit dhe tolerancës që duhet të mbizotërojnë në çdo formë të komunikimit.

Grupi i menaxherëve të Gjestit deklaroi se kjo formë ofendimi ka prekur thellësisht familjen e tij. Çdo fjalë e tillë për ta është një plagë e hapur, duke pasur parasysh historinë e dhimbshme të popullit të Kosovës dhe sakrificat e bëra nga familjet e saj për liri.

“Të etiketosh një qytetar të Kosovës me atë fjali që nuk na e nxe as goja, është një nga fyerjet më të mëdha që mund t’i bësh. Është denigruese dhe e dhimbshme. Jo vetëm Gjesti dhe familja e tij, por të gjithë kemi qenë shumë të shqetësuar nga ai koment i cili me bindje themi se nuk ka prekur vetëm Gjestin personalisht, por edhe shumë qytetarë të tjerë të Kosovës. Ai është rritur me vlera të forta familjare dhe kombëtare, me respekt dhe krenari për historinë e Kosovës”, u shpreh grupi i menaxherëve për Top Channel.

Reagimi i Gjestit pas këtij incidenti ishte po aq emocional. Ai kujtoi disa herë sakrificat e babait të tij, një veteran lufte, duke theksuar se nuk dëshiron të shqetësojë atë me fjalë të tilla që i sjellin dhimbje dhe kujtime të hidhura. Babai i tij, që ka humbur një njerëz të dashur në luftë, është një njeri që kupton thellësisht shqetësimet dhe ndjenjat e tij.

“Babai i tij është veteran i luftës dhe Gjesti e di shumë mirë çfarë kemi kaluar ne si popull. Xhaxhai i tij ka dhënë jetën për këtë tokë dhe ende sot është i zhdukur, as varrin nuk ja dinë. Dhe tani të dëgjojë djalin e tij që fyhet me një shprehje aq të rëndë që i mohon identitetin dhe historinë e familjes, është e papranueshme dhe e dhimbshme”, theksojnë ata.

Përsa i përket vendimit të menjëhershëm për përjashtimin e Jozit, ata shprehin kënaqësinë e tyre për veprimin e produkteve të Big Brother. Ajo që ndodhi është një dritë shprese për ata që besojnë në drejtësinë dhe respektin ndërpersonal.

“Të lumtur që produksioni mori masa të menjëhershme!”, shprehen ata.

Familjarët e Gjestit gjithashtu përcollën një mesazh të fortë për Jozi, duke theksuar se ndihen të prekur dhe nuk i falin fjalët e tij. Ata kërkojnë respekt të ndërsjellë, duke theksuar se, edhe në rastet e debatit, asnjë individ nuk duhet të fyejë tjetrin në një mënyrë kaq të rëndë, sidomos duke prekur plagët që ende nuk janë shëruar për shoqërinë e Kosovës.

“Shpresojmë që si shoqëri të mësojmë të respektojmë njeri-tjetrin, sepse gjaku që është derdhur mbi këtë komb nuk bën dallime mes nesh”, përfundon deklarata e tyre.

Ky incident na sjell në vëmendje nevojën për të reflektuar mbi vlerat që ne promovojmë në shoqërinë tonë dhe të punojmë për një klimë dialogu më konstruktiv, që çon në një lidhje më të fortë dhe më respektuese mes qytetarëve të Kosovës.

PROMO

Nga Rubrika