E shtunë, 8 Shkurt, 2025
-2.3 C
Pristina

Si Ledina Çelo e realizoi ëndrrën për të qenë nënë pas një përvoje të vështirë me IVF: “Për të bërë fëmijë nuk ka shumë kohë!”

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Ledina Çelo nuk e kishte imagjinatuar veten gjithmonë si nënë, sidomos kur ishte në të njëzetat.

Ajo ishte e dashuruar, kishte një karrierë të suksesshme dhe ishte një yll i njohur, kështu që ëndrrat për të qenë nënë nuk ishin ende në planin e saj. Megjithatë, kur trokitën të tridhjetat, gjithçka ndryshoi.

“Kur kuptova se isha në një limit kohor, më hipi një dëshirë e madhe për të pasur një fëmijë. Duhej të gjeja burrin,” shprehet Ledina gjatë bisedës në “Mam” me Orinda Hutën.

Ledina dhe partneri i saj ndanin po atë dëshirë për të pasur fëmijë, por pas dy vitesh pritje, realizimi i kësaj ëndrre ishte i paqartë. Mjekët u thoshin të prisnin, por ajo s’donte të priste më. Kjo periudhë e pritjes, përveç emocionit pozitiv, vinte me frikën se ndoshta fati nuk do t’i buzëqeshte. Një aksident i vogël në fëmijëri vazhdonte ta shqetësonte.

“Kur isha 6 vjeçare, kam pasur një aksident ku kam rënë nga dollapi dhe kam bërë një operacion në stomak. Dola me sukses, por ai ngjarje la pasoja në mendjen time. Kur mendova për dëshirën time për të pasur një fëmijë, çdo herë mendoja për atë aksident dhe frikën se ndoshta ndodhte diçka e keqe,” tregon ajo duke theksuar angështitë për të pasur një familje.

Naimi, partneri i saj, ishte ai që mori iniciativën për t’u drejtuar në një klinikë për fertilizim artificial (IVF). Ai kishte mbledhur të gjitha informacionet e nevojshme dhe kështu vendosën t’i jepnin shans këtij procesi të avancuar. “Për të bërë fëmijë nuk ka shumë kohë!”, tha Ledina me bindje, sepse ishte e qartë se karrierës mund t’i rikthehej më vonë, por ëndrra për të qenë nënë kishte një limit.

Procesi i fertilizimit artificial nuk ishte i lehtë. Ledina e pranon se nuk ndodhi në herën e parë dhe qëndroi me shpresë dhe durim. Megjithatë, ndihma e mjekëve dhe dëshira e saj për të qenë nënë ishin forcues të fuqishëm. “Nuk duhej thjesht të isha e duruar, duhet të isha shumë e disiplinuar,” thekson ajo.

Për Ledinën, injeksionet ishin një sfidë e veçantë. “Injeksionet i bëja vetë dhe hera e parë ishte shumë e vështirë. Unë kam fobi nga gjilpërat, por e dinte se duhet të ishte korrekte dhe shumë serioze për këtë proces,” tregon ajo duke theksuar vështirësitë që e shoqëronin këtë përvojë.

Pas një periudhe të gjatë angustie dhe pritjeje, Ledina dhe Naimi morën lajmin e bukur kur kthehen nga një fundjavë pushimi. “Ju do të bëheni prindër,” ishte informata që i mbushte me gëzim. Megjithatë, në këtë periudhë gëzimi kishte një moment të vështirë me vdekjen e nënës së saj që ndodhi kur ajo ishte tre muajshe shtatzënë.

Ledina ka përjetuar një shtatzëni fantastike, duke shijuar çdo moment të saj, përkundër mungesës së mbështetjes nga nëna. “Kisha frikë dhe ishte vështirë pa të, por duhej të bëja gjithçka për djalin tim. U bëra më e fortë dhe përpiqesha të mbaja veten në këmbë,” shprehet Ledina me një shikim të vendosur në të ardhmen, duke e shijuar çdo moment të nënësisë së saj.

PROMO

Nga Rubrika