E shtunë, 22 Shkurt, 2025
6.3 C
Pristina

Pas buqetes me lule, Jozi publikon këngën e re dedikuar Loredanes

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Ish-banori i Big Brother VIP, Jozi, i cili u eliminua disa javë më parë pas një deklarate të diskutueshme drejtuar Gjestit, ka bërë një gjest të papritur ndaj Loredanës, me të cilën kishte krijuar një lidhje të veçantë brenda shtëpisë.

Pasi Loredana theu kutinë e emergjencës për të marrë informacione nga jashtë, ajo u përball me deklaratat e Jozit në studio televizive. Një nga detajet që e preku më së shumti ishte refuzimi i nënës së saj për t’u takuar me Jozin. Kur u pyet nëse do të pranonte një takim me të, ajo u përgjigj shkurt: “Nuk e besoj.” Reagimi i menjëhershëm i Jozit ishte fillimisht “Patjetër!”, por pasi dëgjoi përgjigjen e saj, ai ndryshoi qëndrim duke thënë “Patjetër që jo., shkruan InfoKosova.

Ky informacion e ka lënduar shumë Loredanën, e cila prej disa ditësh duket e trishtuar dhe e përhumbur në mendime. Megjithatë, sot, Jozi ka bërë një gjest romantik që ka marrë vëmendjen e ndjekësve. Ai i ka dërguar një buqetë me lule Loredanës dhe ka publikuar një këngë dedikuar asaj, duke i shprehur ndjenjat e tij.

Ky veprim ka ngjallur reagime të ndryshme në rrjet, me ndjekësit që spekulojnë nëse Loredana do ta falë apo jo Jozin pas gjithë asaj që ka ndodhur. A do të ketë një ribashkim mes tyre? Mbetet për t’u parë në vazhdim…/InfoKosova/

Shiko videon:

PROMO

Nga Rubrika