E martë, 25 Shkurt, 2025
9.5 C
Pristina

Kriza e Milanit: Ja tre lojtarët që rrezikojnë të bëhen viktima të verës

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Milani po kalon një periudhë të vështirë, që mund të ketë pasoja të rënda për të ardhmen e tij. Pas humbjes së fundit ndaj Torinos, klubi kuqezi është përballur me një valë pyetjesh mbi lojtarët e tij kryesorë, të cilët apo mund të bëhen “koka turku” në merkaton e verës.

Mënyra si po luan skuadra dhe performancat nënpriten e disa lojtarëve të saj janë temë diskutimi në radhët e tifozëve e mediave. Një nga emrat më të përfolur është ai i Mike Maignan, i cili po kalon një periudhë shumë të ndërlikuar, me performanca të paqëndrueshme në Champions League dhe Serie A. Edhe pse ekziston një marrëveshje e para-menduar për rinovimin e kontratës deri në vitin 2029 me një pagë të rritur, nënshkrimi i saj megjithatë po vonohet. Kjo ka shtuar dyshimet mbi të ardhmen e tij në klub.

Pjesa më problematike është se perfomancat e tij herë pas here nuk janë në nivelin që pritet, gjë që lë vend për spekulime mbi qëndrimin e tij në San Siro. Duke pasur parasysh çmimin e lartë të lirimit, një largim i mundshëm nga klubi në verë është ende në tavolinë, pavarësisht preferencës për një rinovim të kontratës.

Një tjetër emër që ndodhet në qendër të kritikave është ai i Theo Hernandez. Edhe pse ai ka një kontratë e cila skadon në vitin 2026, bisedimet për rinovimin e saj nuk kanë avancuar ashtu siç ishte pritur. Situata aktuale rreth tij është e brishtë dhe duket se largimi i tij në verë është gjithnjë e më i mundshëm, sidomos nëse klubi vendos të bëjë një ndryshim të madh në mbrojtje.

Rafael Leao gjithashtu po ndjen presionin. I cili është nën kontratë deri në vitin 2028 me një klauzolë lirimi prej 175 milionë eurosh, duket se për momentin nuk është në horizontin e një transferimi. Megjithatë, Milani ka deklaruar se është i hapur për oferta dhe do të shqyrtojë çdo mundësi të volitshme. Një revolucion në skuadër mund të ndodhë, dhe Leao është një nga emrat kryesorë që mund të përfshihet.

Këto shqetësime rreth lojtarëve të rëndësishëm ngrenë pyetje të mëdha për menaxhimin e klubit. A do të jetë milani i gatshëm të bëjë ndërrime të mëdha në skuadër, duke dyshuar te performancat e lojtarëve të tij? Apo do të përpiqet të mbajë bërthamën e tij dhe të sjellë përforcime të reja, në ndihmë të titullit dhe Europës?

Ajo që është e sigurta është se drejtuesit e klubit do të kenë një verë të nxehtë përpara tyre, duke menduar se si t’i përmirësojnë rezultatat dhe t’u kthejnë besimin tifozëve. Me mundësinë e largimit të emrave të njohur, si Maignan, Hernandez dhe Leao, ecja e Milanit mund të kalojë në një fazë të re, e cila do të kërkojë një analizë të kujdesshme dhe një strategji të avancuar për të ardhmen.

Prandaj, për tifozët e Milanit, verën e ardhshme do ta kenë të mbushur me emocionatika dhe pështjellime rreth ëndrrave dhe dëshirave që ndjekin ekipin e tyre të zemrës.

PROMO

Nga Rubrika