Tiri befasoi këto ditë pasi tha se pëlqen një vajzë tjetër brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Kjo ka shkaktuar një valë diskutimesh dhe spekulimesh, duke përfshirë edhe reagimin e ish-banorës Krisa Çaushi, me të cilën ai ka pasur një lidhje të dukshme në ekran. Tensioni në këtë marrëdhënie tashmë ka arritur në një pikë ku ndjenjat dhe lojaliteti janë duke u testuar.
Krisa, e cila gjithmonë ka qenë mbështetëse e tifozëve të Tirit, shfaqi shqetësimin e saj për të ardhmen e marrëdhënies së tyre. Ajo shprehu shpresën se ngjarjet e fundit janë thjesht një strategji për të rritur audiencën e këtij reality shoë, një praktike e njohur në botën e televizionit.
Ajo gjithashtu theksoi se kishte shumë pyetje rreth kësaj situate dhe se ishte e angazhuar për të kuptuar më mirë rrethanat që shkaktuan këtë reagim nga ana e Tirit.
“Jam shumë mirë dhe po e shikoj me vëmendje Tirin këto ditë për të kuptuar më shumë deklaratën e tij,” tha Krisa, duke treguar se e quan Tirin një njeri me ndjenja të thella.