E martë, 25 Shkurt, 2025
7.4 C
Pristina

Rikthimi triumfues i Parashqevi Simakut: Elton Ilirjani ndan lajme të mira

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Elton Ilirjani ka ndarë një lajm të mirë për artisten Parashqevi Simaku, duke shënuar një moment të rëndësishëm në rikuperimin e saj.

Përmes një InstaStory, ai ka treguar se Parashqevi tani po menaxhon 100% llogarinë e saj zyrtare në Instagram, një hap i rëndësishëm drejt rikthimit të saj në jetën sociale dhe artistike.

“Parashqevi Simaku kontrollon dhe menaxhon 100 perqind Instagramin e saj!” – shkruan ai, një konfirmim që artistja po rikuperohet dhe është e angazhuar për të ndjekur çdo aktivitet që lidhet me emrin e saj në rrjetet sociale.

Parashqevi Simaku, e njohur për karrierën e saj të suksesshme në muzikë, kaloi një periudhë të vështirë vitet e fundit. Ajo qëndroi për tre javë në psikiatri, një periudhë e nevojshme për të rikuperuar pas traumave të shumta që kishte përjetuar gjatë kohës në Amerikë.

Rikuperimi i saj dhe kthimi në menaxhimin e profilit personal në Instagram janë tregues të fuqishëm të forcës së saj. Ky janë sinjale se ajo ka filluar të japë një vëmendje të re jetës dhe karrierës së saj. Parashqevi, e cila ka një fans të shumtë, do të ndihmojë të tjerët që kalojnë përvoja të ngjashme.

Rikujtojmë se rrjetet sociale janë një platformë e rëndësishme për artistët, ku ata ndajnë muzikën, momentet personale dhe lidhen me ndjekësit e tyre. Me rikthimin e saj, Parashqevi do të ketë mundësinë të ndajë projekte të reja dhe të angazhohet me admiruesit e saj.

PROMO

Nga Rubrika