E mërkurë, 5 Mars, 2025
1.5 C
Pristina

G-Bani dyshon në sëmundjen e babait, ja çfarë i thotë Ledionit derisa largohet nga shtëpia

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Prime i kësaj të marte ka nisur në një mënyrë tepër të pazakontë, kur Ledion Liço hyri në shtëpi për të dhënë një lajm të rëndësishëm për G Banin.

Ledioni, me një ton të theksuar ngushëllimi, informoi G Banin rreth një situate emergjente familjare. “Keni kaluar disa ditë jo dhe fortë të mira për shkak të gripit, por më vjen mirë që jeni të gjithë mirë. Sonte duhet të vija brenda për dikë prej jush që duhet t’ia thoja vetë. Nuk është shumë e rëndë,” filloi ai.

Pas një momenti heshtje, Ledioni vazhdoi, “G Bani, duhet të të them diçka.

Pak kohë më parë na kanë njoftuar se babai yt është sëmurë dhe ndodhet në spital. Ka pësuar një ishemi dhe për momentin gjëndja është e stabilizuar. Mami dhe vëllai e dinë sa shumë ti e do këtë eksperiencë, por ata duan që të ndodhesh pranë tij në këto momente.”

Ledioni e përfundoi njoftimin e tij me një mesazh të fortë mbështetje: “Produksioni të ka prerë biletën e avionit që të nisesh për në Londër që këto momente.” Këto fjalë të thjeshta, por të mbushura me ndjesi, sollën një valë emocionesh tek G Bani.

Reagimi i menjëhershëm i G Banit ishte i lehtë për t’u kuptuar.  Ai u ngrit me shpejtësi dhe iku nga shtëpia, duke e lënë pas një grup miqsh që e shikonin me trishtim.

Teksa lë shtëpinë ai është drejtuar me pyetjen Ledionit se “A është rrënë kjo mem nxjerr”.

Nga kjo kuptojmë se G-Bani dyshon për gjendjen shëndetësore të babait te tij.

Ndiqeni në video për me shumë:

PROMO

Nga Rubrika