E enjte, 6 Mars, 2025
11.7 C
Pristina

Unikkatil prek me fjalë në varrimin e vëllait: “Vëllai jem u shifshim apet”

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Sot u varros reperi Mentor Palokaj, vdekja e të cilit tronditi të dielën opinionin publik.

I pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të tij ishte edhe reperi i njohur shqiptar Unikkatil, artisti, emri i vërtetë i të cilit është Viktor Palokaj.

Ai dukej tejet i emocionuar e i prekur teksa përcillte vëllanë për në banesën e fundit. Në momentin e varrimit, ndjenjat e tronditjes ishin të pranishme për të gjithë ata që kishin ardhur për t’i shprehur ngushëllime.

Shumë shokë, familjarë dhe adhurues të muzikës së tij u grumbulluan për të nderuar kujtimin e një artisti që la një gjurmë të paharrueshme në muzikën shqiptare.

Reperi mbajti një fjalim ku emocionoi me fjalët dedikuar vëllait të ndjerë.

“Faleminderit që keni ardh. Ishalla shihna me to në botën tjetër. Vëllai jem u shifshim apet”, tha ai.

PROMO

Nga Rubrika