Moderatorja Roza Lati ka bërë një postim të rëndësishëm pas aksidentit të rëndë të partnerit të saj, Xhonatan Islami, i cili u rrëzua me parashutë në Himarë.
Në një reagim emocionale në rrjetet sociale, Lati u përpoq të qetësojë ndjekësit e saj duke konfirmuar se Xhonatani ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, pavarësisht nga ngjarja e frikshme.
“Është çdo gjë ok. Shëndosh e mirë. No panic. Nuk vr*itet Shqiponja kollaj. Shqiponja është Mbret i Qiellit. S’ka më të fortë,” shkroi Roza në postimin e saj, duke bërë thirrje për qetësi dhe optimizëm.
Xhonatan Islami, i njohur për pasionin e tij për aventurat ekstreme, ka pësuar një aksident gjatë një aktiviteti parashutizmi që ishte planifikuar për ditën e djeshme.
Sipas burimeve, ai kishte bërë përgatitjet e duhura për këtë ngjarje, por një problem i papritur ndodhi gjatë fluturimit.
Partneri i Rozës ndodhet aktualisht në spital, ku mjekët e kanë siguruar se nuk ka pësuar dëmtime serioze.