E martë, 6 Maj, 2025
20.9 C
Pristina

A mund të qëndrosh pa u ulur për pesë ditë? Ekspërimenti ekstrem i Lucas Ball

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Studiuesit këshillojnë të qëndrojmë në këmbë për të paktën dy deri në katër orë gjatë ditës për të reduktuar rreziqet shëndetësore nga qëndrimi ulur për një kohë të gjatë.

YouTuberi Lucas Ball, i njohur ndryshe si Pigmie, e mori këtë këshillë në një level ekstrem dhe vendosi të mos ulet për pesë ditë rresht. Një eksperiment i pazakontë, por që synon të hulumtojë kufijtë e qëndrueshmërisë njerëzore.

Rregullat e eksperimentit ishin të qarta: Ball mund të shtrihej saktësisht për tetë orë gjatë natës, por duhej të qëndronte në këmbë pjesën tjetër të ditës. Nuk kishte lokacion për të u ulur, përfshirë dhe në banjë, gjë që e bëri sfidën edhe më të vështirë për të.

Ball fillimisht vuri re një rritje të produktivitetit në punë; mungesa e mundësisë për t’u ulur e mbante atë të fokusuar dhe pa mundësinë e shpërqendrimeve që vinin natyrshëm nga pushimet e shkurtra.

Megjithatë, ai iu nënshtrua një lodhjeje të madhe, e cila e detyronte të qëndronte në lëvizje për të shmangur ndjenjën e lodhjes dhe për të optimizuar energjinë e tij. Për Ball, kjo ishte më shumë se një provë fizike; ishte një test psikologjik për të parë se si do të reagonte trupi i tij përballë këtyre kushteve të ashpra.

Por deri në ditën e tretë, situata filloi të ndryshonte. “Kisha dhimbje të forta në këmbë. Ndihesha shumë i lodhur dhe qëndrimi im në këmbë kishte filluar të dobësohej”, tha Ball, duke e reflektuar mësimin e rëndësishëm se trupat e njerëzve kanë limite.

Ai gjithashtu vuri re se uria po e shtonte stresin fizikal. “Ndoshta isha i uritur nga djegia e kalorive shtesë”, shtoi ai, duke u përpjekur të kuptojë mekanizmat që ndodhnin në trupin e tij.

Për shkak të lodhjes dhe dhimbjeve, ai mezi priste të shtrihej për tetë orët e caktuara, por madje edhe gjumi u përkeqësua si pasojë e discomfort-it të vazhdueshëm. Kjo e detyroi atë të ndërpresë eksperimentin në ditën e pestë, pasi nuk mund t’i përballonte më pengesat fizike dhe lodhjen e vazhdueshme.

Raportohet se Ball ndjeu se qëndrimi i tij ishte përkeqësuar, dhe dhimbjet në ije i dhanë fund përvojës së tij. Kjo eksperiencë nxori në pah rëndësinë e ekuilibrimit mes aktivitetit fizik dhe pushimit, për të ruajtur shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien.

Ajo që Lucas Ball arriti të kuptonte është se, megjithëse sfidat fizike janë të rëndësishme, dëshira për të provuar kufijtë e trupit duhet të balancohet gjithmonë me shëndetin e brendshëm dhe mirëqenien. Një mësim ky që shumica prej nesh duhet ta mbajmë parasysh – përgjegjësia ndaj vetes është e para prioritare.

PROMO

Nga Rubrika