E premte, 14 Mars, 2025
20.7 C
Pristina

Lajçak pret komandantin e KFOR-it: Shkëmbyem informacione mbi zhvillimet në terren dhe për tensionet e mundshme në Kosovë

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar në Bruksel me komandantin e KFOR-it.

Lajçak ka shkruar në platformën X se me Gjeneral Major Ristuccia ka biseduar për zhvillimet në terren sa i përket veriut të Kosovës.

Po ashtu, ai e ka falënderuar Ristuccia për rëndësinë që e ka KFOR-i në ndërtimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë.

”Sot mirëpritëm në Bruksel komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ristuccia.

Është e rëndësishme të shkëmbejmë informacione mbi zhvillimet në terren dhe të ndajmë vlerësimet tona mbi burimet e mundshme të tensioneve në të ardhmen.

Mirënjohës për punën jetike të KFOR-it në ndërtimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë”, ka shkruar Lajçak.

Bastisja e një shtëpie në Zveçan – komunë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës – rezultoi me gjetjen e një sasie të madhe të armatimit, njoftoi Policia e Kosovës.

Kryeministri Kurti ka thënë se edhe KFOR-i ka qenë prezentë në këtë aksion të organeve të sigurisë./Telegrafi/

PROMO

Nga Rubrika