Dikur balerina Klaudia Pepa dhe koreografi Albi Nako kanë qenë të martuar, ndonse pas ndarjes u përpoqën të ruanin një miqësi.
Ishte aq miqësi e fortë, sa Klaudia asokohe u shpreh se e ka Albin vëlla të madh.
Por duket se marrëdhënia sot ka ndryshuar.
E ftuar tek Rudina, Klaudia ka thënë se gjërat janë ftohur.
“Tani janë ftohur të them të drejtën (marrëdhëniet).
S’ka më kontakte, ishin kohët në fillim kur u ndamë…
Gjërat shkuan sic duhet të shkonin, cdokush në jetën e vet”– ka përfunduar balerina./kryefjala