Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se është grabitur në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur të enjten në ora 12:00.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se dy persona të panjohur dhe të armatosur kanë kryer veprën e lartcekur”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore. /Telegrafi/