Teksa Dancing With the Stars po afron, dita ditës po zbulohen konkurrentët e ri. Konkurrentja më e re e zbuluar është Ina Kollçaku.
Ina duket se se është gati të japë më të mirën në kërcim, me ndihmën e balerinit profesionist Eltion Merja.
“Nuk e dija fare kush ishte balerini im, dhe Eltoni nuk e dinte kush ishte stari i tij.
E kuptojmë njëri-tjetrin.
Produksioni i vendos çiftet që do kërcejnë.
Të them të drejtën jam shumë e vëmendshme se si do dal vetë, por Eltoni është shumë i pashëm edhe më pëlqen gjatë provave kur shihem në pasqyrë kjo dyshja jonë.
Ndërkohë, kur më bënë ftesën për të marrë pjesë në DWTS, u ndjeva si yll i vërtetë.
Doja shumë të isha.
Kisha shumë kohë që merresha me dhunën në familje, racizmin, përdhunime, etj, por ndjekësit e mi meritojnë të shohin pak glam, xixa makeup…
Po ashtu, kisha harruar që jam seksi dhe dua t’ja rikujtoj vetes sime.
Për mua është çdo gjë e re.
Duhet ta fitoj, jam e lumtur që jam pjesë e një spektakli, në një dimension tjetër.
Gjithë bagazhit tim i shtohen njohuritë për kërcimin dhe sigurisht që po kërcejmë për të fituar”-tha Ina në “Shqipëria Live”.