Mbrëmë përmes një postimi të lëshuar në rrjete sociale, prezantuesja Blerona Zeqiri ka treguar se po i ndanë rrugët me “RTV 21”.
Pas 14 vitesh, Blerona po ike nga televizioni i cili e bëri të njohur gjerësisht, për çka thotë se është mirënjohëse.
Po, ku po shkon Blerona, pasi në postim tregon se sëshpejti do ta shohim në një projekt të ri.
Në komunitetin gazetaresk, po flitet se Blerona Zeqiri tashmë ka lidhur kontratë me “ATV”-në për programin e pasdites./kosovarja