Në shtëpinë e BBVK 4, Edi vazhdon të bëjë pyetje rreth qëndrimit të Dolces në reality show-n italian Grande Fratello.
Gjatë një bisede në oborr me Sasën dhe Klodin, ai ka pyetur nëse ka gjasa që Dolce të qëndrojë gjatë në versionin italian të Big Brotherit dhe pse është dërguar atje.
Teksa Edi shtroi disa herë të njëjtën pyetje, Klodi iu përgjigj në mënyrë ironike: “Me ta fut ty, se s’po di qysh me ta thane ma troç”
Edi vazhdoi duke pyetur: “Për çka me shku me nejt ajo 1 javë ditë?”, ndërsa Sasa dhe Klodi u shprehën të bindur se Dolce nuk do të qëndrojë gjatë në Grande Fratello dhe se ajo do të rikthehet në BBVK 4.
