Web Analytics
E diel, 28 Dhjetor, 2025
0.7 C
Pristina

Një person mbrëmë u plagos në sheshin e Prishtinës, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka informuar një rast të kualifikuar si “vrasje në tentativë”, i ndodhur në sheshin ‘Ibrahim Rugova’ në Prishtinë, mbrëmjen e së shtunës.

Përmes raportit ditor, policia ka bërë të ditur se viktima është sulmuar me një mjet të mprehtë dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Sipas policisë, i dyshuari gjendet në arrati.

Njoftimi:

VRASJE NË TENTATIVË

Sheshi Ibrahim Rugova, Prishtinë 27.12.2025, 22:30. Është raportuar se viktima m/k është sulmuar me një mjet të mprehtë nga i dyshuari m/k.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. /Insajderi.org/

Nga Rubrika