Web Analytics
E shtunë, 7 Shkurt, 2026
12.5 C
Pristina

Kritikat pas rrëfimit të Elijonës, menaxhmenti i saj del me reagim!

Gjatë spektaklit të natës së kaluar në Big Brother VIP Kosova, Elijona ka ndarë me publikun historinë e saj të dhimbshme, duke emocionuar banorët dhe shikuesit.

Ajo rrëfeu se gjithçka nisi që në moshë shumë të vogël, kur ishte vetëm në klasën e dytë, duke theksuar dallimet e mëdha mes ligjeve gjermane dhe atyre në Kosovë. “Në klasën e dytë ka filluar të ndryshojë jeta ime. Në Gjermani ligjet janë pak më ndryshe se në Kosovë”, u shpreh Elijona.

Sipas saj, situata që çoi deri te ndërhyrja e autoriteteve lidhej me disa raste të përsëritura në shkollë, të cilat u interpretuan si neglizhencë prindërore.

“Mami është dashur të shkojë në shkollë te motra dhe të vrapojë pas saj dhe ka ndodhur që dy-tri herë të më harrojë në shkollë. Edhe pse shkollën e kisha afër, në Gjermani nuk lejohet të ecësh vetëm për në shtëpi kur je në fillore”, tregoi ajo.

Elijona shtoi se edhe detyrat e shtëpisë, të cilat jo gjithmonë i kryente, u panë si një problem nga mësuesja dhe shërbimet sociale. “Të gjitha këto për mësuesen kanë qenë shqetësim për kujdesin e familjes, edhe pse realisht unë jam rritur me shumë dashuri. Kjo ka qenë arsyeja pse shkolla ka vendosur të më largojë prej familjes”, tha ajo me emocione.

Por pas kësaj rrjeti shpërtheu, shumë ndjekës të BBVK e quajtën atë gënjeshtare.

“Shteti nuk të merr pa pas arsye të fortë”, ishte komenti më i shpeshtë.

Ndërsa, me reagim ka dal menaxhmenti i Elijonës.

“Heshtja nuk është rren”, thuhet aty.

Nga Rubrika