Web Analytics
E shtunë, 14 Shkurt, 2026
8.8 C
Pristina

Hera e dytë në Big Brother VIP, Luizi i revoltuar: “Nuk ia fal vetes që i lash të më shkelin me këmbë”

Luizi ishte i ftuar sot në emisionin “Breaking”, ku ka folur për jetën e tij, të tashmen por dhe të shkuarën.

Ai është kthyer të flasë për një periudhë të vështirë që ka përjetuar para hyrjes në edicionin e “Big Brother Vip 2”.

Luizi tregoi se në atë fazë, ishte i zhgënjyer nga vetja pasi nuk kishte arritur asgjë në jetë. Ai tha se i zhytu në depresion, tentoi të kryejë dhe vetëvrasje.

“Kur isha 37 vjeç, isha dorëzuar sa kisha menduar të bëja dhe budallëkun duke i dhënë fund jetës.

Vetmia është gjëja më e keqe por ama të bën dhe të fortë.

I shikon gjërat dhe më të qarta.

Në vetmi përfshihet dhe depresioni, stresi, ankthi dhe nëse i kalon këto, nuk të rrëzon më asgjë.

Unë isha zhgënjyer me veten, nga disa njerëz që i lejova të shkelnin mbi mua.

Nuk ia falja veten.”– tha Luizi.

Nga Rubrika