Fero drejt këtij reality show-i të njohur?

Ferma VIP po bëhet gati të nisë nën drejtimin e Arbana Osmanit dhe regjinë e Eduart Grishajt.

Ky edicion pritet të vijë më fuqishëm se kurrë me emra që nuk i kishim menduar më parë.

Sipas gazetarit Andi Vrapi, dy nga emrat që pritet të ‘thyejnë rrjetin’ janë Fero dhe Ermiona Lekbello.

Për këtë të fundit, produksioni po bën çdo përpjekje që ta sjellë nga luksi i Beverly Hills direkt në sfidat e fermës, duke plotësuar një sërë kushtesh që ajo të jetë sërish kryefjala e vitit.

Sipas burimeve të “Prive By Liberta Spahiu”, hyrja e Feros duket thuajse e konfirmuar, pasi ai është parë rreth 10 ditë më parë në një takim me Arbana Osmanin në një nga hotelet në zemër të Prishtinës.

Kjo lëvizje shton dyshimet se gjithçka është gati, pasi nisja e spektaklit më 20 mars përkon me përfundimin e muajit të Ramazanit.

Përveç kësaj dysheje, përflitet se pjesë e fermës mund të bëhen edhe emra si Jonida Maliqi, Soni Malaj, Mimoza Ahmeti dhe Romir Zalla. Gjithçka do të zbulohet zyrtarisht mbrëmjen e 20 marsit, kur do të ndizen dritat e fermës më të famshme në vend.

Nga Rubrika