Çfarë ndodhi pas puthjes mes Mateos dhe Brikenës? Veprimet në dhomën e gjumit ngrenë pikëpyetje

Mbrëmjen e djeshme, gjatë spektaklit Prime, Mateo dhe Brikena shkëmbyen puthjen e tyre të parë në buzë teksa ndodheshin në dhomën e rrëfimit.

Ky afrimitet u shoqërua nga brohorimat e publikut në studio që thërrisnin “Puthe”, duke dhënë fillimisht përshtypjen e një momenti të mirëpritur nga të dy banorët.

Megjithatë, sjellja e Brikenës pas daljes nga dhoma e rrëfimit ka ngritur pikëpyetje mbi dëshirën e saj të vërtetë në lidhje me këtë veprim.

Ajo u pa mjaft e heshtur para kamerave, me kokën ulur dhe duke u përpjekur të mbante një buzëqeshje të sforcuar, duke mos nxjerrë asnjë fjalë.

Distanca mes tyre u bë edhe më e dukshme pas përfundimit të spektaklit. Teksa ishte e shtrirë në krevat për të fjetur, Brikena u mbulua plotësisht me jorgan nga koka te këmbët sapo pa Mateon të hynte në dhomën e gjumit.

Ky veprim u duk si një përpjekje e qartë për të shmangur çdo komunikim me të, duke i dhënë përshtypjen se ishte në gjumë.

Në momentin kur Mateo u afrua dhe e preku në sup, ndoshta me qëllimin për ta zgjuar, ajo reagoi me ftohtësi duke iu drejtuar saktësisht me fjalët: “Mateo, jam tu flejt.”

Kujtojmë se raporti mes tyre ka qenë një nga dinamikat më të ndjekura të këtij edicioni të “Big Brother VIP”, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të reflektojë kjo situatë në vijimësinë e bashkëjetesës së tyre brenda shtëpisë.

Nga Rubrika