Çfar ndodhi në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë, ‘Big Brother VIP 5’, kur një puthje e shkurtër shkaktoi një debat të nxehtë mes banorëve?
Në një moment tensioni, Brikena e shoqëroi situatën me një koment që u bë shpejt temë diskutimi.
Gjatë bisedës, Miri dhe Rogerti ishin duke spekuluar se kush do të largohej nga shtëpia të shtunën, kur Brikena ndërhyri duke thënë: “Të shtunën ik motra e Mirit”, duke iu referuar Edisës. Kjo e fundit, e irrituar, e sfidoi atë për lidhjen e saj me Mateo-n.
“Me atë puthjen ça u bë? Puthja më e shkurtë në historinë e Big Brother, as 24 orë. Të shkoi e puthura kot,” tha Edisa, duke theksuar se Mateo kishte vazhduar me Selin, duke e lënë atë në hije. Kjo situatë nxiti një debat të ashpër mes banorëve.
Brikena, e cila duket se kishte një rol aktiv në këtë dinamikë, e sfidoi Edisën duke e pyetur: “Pse të dogji ty se të thashë do ikësh të shtunën?” Kjo e bëri situatën edhe më interesante, duke treguar tensionin mes tyre.
Rogerti, si gjithmonë, përpiqej të qetësonte gjakrat, duke thënë se “Mali supozohet të ketë ik të shtunën”. Por tensioni mes Edisës dhe Brikenës vazhdonte të rritej, me Edisa-n që e pyeste: “A u lidhe apo jo o Brikenë?”
Brikena, e cila duket se nuk donte të jepte shumë detaje, u përgjigj: “Pse të djeg?” Kjo e bëri Edisa-n të insistonte më shumë, duke e akuzuar se ishte e distancuar nga Mateo.
“Si ndihesh? Ti rri burrit tënd, ça ke me vëllain tim,” e sfidoi Edisa, duke theksuar se Mateo kishte marrë atë që donte dhe kishte vazhduar me jetën e tij. “I dashuri ikën nga duart, të ka ikur i dashuri nga duart o Brikena,” tha ajo, duke e bërë situatën edhe më dramatike.
Brikena, e cila nuk donte të jepte sqarime, u përgjigj: “Nuk të jap sqarime për këtë.” Miri, duke parë tensionin, tha: “Turpin e ka ai,” duke e bërë situatën edhe më të ndërlikuar. E gjithë Shqipëria po e ndjek këtë histori, e cila po merr përmasa të reja çdo ditë.
