Moderatori i njohur Ledion Liço kishte tërhequr vëmendje me një deklaratë që u interpretua si një “thumb” i drejtpërdrejtë ndaj Arbana Osmani, pasi ai mori drejtimin e spektaklit Big Brother VIP Albania.
Gjatë prezantimit të tij si moderator, Ledioni u shpreh se ai nuk “mban skalet në dorë”, një koment që u pa nga publiku si një krahasim i drejtpërdrejtë me Arbanën, e cila për vite me radhë është shfaqur shpesh në ekran me skalet në dorë gjatë moderimit të formateve të mëdha televizive.
Por duket se kjo deklaratë nuk ka kaluar pa u vënë re, shkruan InfoKosova.
Mbrëmjen e djeshme, gjatë spektaklit Ferma VIP 3, Arbana Osmani u shfaq ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim.
Përgjatë pjesës më të madhe të emisionit, ajo ka moderuar pa mbajtur skalet në dorë, duke bërë një ndryshim të dukshëm në stilin e saj.
Vetëm në disa momente të veçanta, si ato të falënderimeve për bashkëpunëtorët, moderatorja u pa me skelet, ndërsa pjesën tjetër të kohës ajo u shfaq më e lirshme dhe më spontane në komunikim.
Ky detaj nuk ka kaluar pa u komentuar nga publiku në rrjetet sociale, ku shumë e kanë lidhur menjëherë këtë ndryshim me deklaratën e mëparshme të Ledion Liços.
Disa e kanë parë si një përgjigje indirekte nga Arbana, ndërsa të tjerë thjesht si një zgjedhje stilistike për të sjellë një frymë të re në ekran.
Sido që të jetë, ky “duel” i heshtur mes dy moderatorëve ka shtuar edhe më shumë interesin e publikut, duke e bërë çdo paraqitje të tyre në ekran objekt diskutimi dhe krahasimi./InfoKosova/


