Raporti mes dy këngëtareve të njohura, Jonida Maliqi dhe Soni Malaj, ka tërhequr vëmendjen e publikut që në momentin kur ato u bënë pjesë e “Ferma VIP 3”.
Prej kohësh në media është përfolur për një krisje mes dy artisteve, megjithatë asnjëra prej tyre nuk ka zgjedhur të flasë publikisht për këtë çështje.
Një nga arsyet e aluduara për këtë raport të ftohtë lidhet me këngëtarin Flori Mumajesi.
Të dyja artistet kanë pasur në periudha të ndryshme lidhje me të, çka ka shtuar spekulimet mes ndjekësve.
Soni Malaj ka pasur një marrëdhënie më të gjatë dhe të konsoliduar me Mumajesin, ndërsa edhe Jonida Maliqi është përfolur për një romancë me këngëtarin.
Dyshja u fotografua së bashku në Paris, por lidhja e tyre nuk zgjati shumë dhe përfundoi pa shumë bujë.
Aktualisht, prania e tyre në të njëjtin format televiziv ka rikthyer në vëmendje këtë raport të komentuar gjatë, duke ngjallur kuriozitet te publiku për dinamikat mes tyre brenda fermës./ilirianews

