Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës për vrasjen e Liridona Ademajt.
Kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku, ka njoftuar se më 21 prill, në ora 13:30, do të bëhet shpallja e aktgjykimit.
Ndërkaq, sot të tre të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për veprat penale për të cilat po akuzohen.
Anëtarët e trupit gjykues janë: Fatime Dermaku, Gent Beka, Alban Ajvazi.