Naim Murseli: Jam plotësisht i pafajshëm, ju betohem!

Naim Murseli nuk e ka pranuar asnjë akuzë të hedhur ndaj tij për vrasjen e Liridona Ademajt.

Murseli ka thënë se nuk ka kryer dhe nuk ka organizuar vrasje.

“Në momentin e vrasjes unë dhe fëmijët e mi kemi qenë duke ikur.

Natën e vrasjes, fëmijët i dorëzova te familja Ademaj.

Dy ditë pas ngjarjes, unë me fëmijët e mi isha në prokurori.

Ju betohem që Naim Murseli nuk ka paguar për vrasjen.

Liridona Meriton drejtësi të plot dhe ju e keni në duar këtë” ka thënë Naim Murseli./Indeksonline/

Nga Rubrika