Caktohet data kur gjykata do të shpallë vendimin për Naim Murselin dhe të tjerët

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës për vrasjen e Liridona Ademajt.

Kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku, ka njoftuar se më 21 prill, në ora 13:30, do të bëhet shpallja e aktgjykimit.

Ndërkaq, sot të tre të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për veprat penale për të cilat po akuzohen.

Anëtarët e trupit gjykues janë: Fatime Dermaku, Gent Beka, Alban Ajvazi.

Nga Rubrika