Gjatë rrugëtimit të tyre në “Big Brother VIP Albania 5”, Miri dhe Rogerti u përfshinë në disa nga përplasjet më të forta të këtij edicioni, duke krijuar përshtypjen se raporti mes tyre ishte prishur përfundimisht.
Megjithatë, situata jashtë shtëpisë ka rezultuar krejt ndryshe. Në festën e organizuar pas përfundimit të spektaklit, dy ish-banorët janë shfaqur të afërt dhe pa asnjë shenjë tensioni të mëparshëm.
Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, ata shihen duke qeshur dhe duke u përqafuar, duke treguar një atmosferë të qetë dhe miqësore mes tyre.
Pamjet janë shoqëruar edhe me një koment të drejtpërdrejtë ndaj skeptikëve: “Për të gjithë ata që thanë s’do flasin kur të dalin, ju puthim shumë”.
Ky moment ka lënë të kuptohet se debatet e forta brenda shtëpisë kanë qenë pjesë e lojës, ndërsa jashtë saj dyshja ka zgjedhur të ruajë një marrëdhënie më të qetë dhe sportive.