Gold Ag reagon pas vendimit të gjykatës për Naimin: Çka do t’i thoni Zotit në ditën e gjykimit?

Sot është shpallur aktgjykimi në Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin që ka ngjallur reagime të shumta.

Kushtrim Kokalla është dënuar me 30 vjet burgimin për përfshirjen e tij në këtë ngjarje të rëndë. Ndërsa, Naim Murseli dhe Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Pas këtij vendimi ka reaguar edhe këngëtari shqiptar Gold Ag.

Me anë të një statusi në “Facebook” ai ka theksuar se ky burg I përjetshëm kalon, por çka do t’i thonë Zotit në ditën e gjykimit.

“Në këtë botë u munduat të arsyetoheni, e kam bërë se kam bërë.Po ky burg i përjetshëm kalon! Çka do ti thoni Zotit në ditën e gjykimit, atje ku ska avokat as prokuror, atje ky Gjykatësi suprem është ZOTI FUQIPLOTË ?!

Zoti e mëshiroftë Liridonën, prindërit, fëmijët e familjen i bashkoftë me të në Xhenet

Të lumtë gjyqtare Fatime Dermaku”./Indeksonline/

Nga Rubrika