Thumboj Brikenen publikisht, ky ishte veprimi i Mateos ndaj shokut të tij

Duket se prapaskenat e Big Brother VIP Albania 5 po sjellin më shumë dramë jashtë sesa brenda shtëpisë, dhe këtë herë në qendër nuk janë vetëm çiftet, por edhe miqësitë e vjetra që po krisen.

Të gjithë e dimë raportin e ngushtë që Mateo dhe Bruno Shemsho kishin para se loja të fillonte, por gjërat kanë marrë një kthesë të papritur.

Kur Mateo ishte brenda duke zhvilluar romancën e tij, miku i tij nuk ishte dhe aq mbështetës nëpër studiot televizive.

Gjatë muajit shkurt, Bruno hodhi hije dyshimi mbi ndjenjat e Brikenës, duke e përkthyer afrimitetin e saj si një strategji.

Ai theksoi nëpër intervista se ajo e mbante ende në listën e miqve ish-in e saj dhe se nuk kishte asnjë pëlqim real për Mateon, duke e akuzuar indirekt se thjesht po luante me të.

Megjithatë, situata ndryshoi plotësisht pas finales së madhe.

Sapo kamerat u fikën, në festën e përfundimit të formatit, Bruno u shfaq i buzëqeshur në një foto krah çiftit, duke i tërhequr fjalët e duke e quajtur Brikenën një vajzë super pozitive në jetën reale.

Por, siç duket, ky ndryshim i shpejtë ka qenë i pamjaftueshëm për të fshirë atë që ishte thënë dhe për të shpëtuar raportin mes djemve.

Ndjekësit gjithmonë vigjilentë kanë vënë re lëvizjen drastike së fundmi: Mateo e ka hequr përfundimisht Brunon nga lista e miqve në rrjetet sociale, duke i dhënë fund miqësisë së tyre.

Ndërkohë, pavarësisht fjalëve dhe dyshimeve të të tjerëve, Mateo dhe Brikena po shfaqen të pandarë dhe po marrin një vëmendje dhe dashuri të jashtëzakonshme nga publiku.

Vetëm dje, Brikena postoi një fotografi tejet të ëmbël, ku Mateo shihej duke parë plot admirim foton e saj të varur në mur, duke treguar se romanca jashtë shtëpisë po lulëzon çdo ditë e më shumë./Prive By Liberta Spahiu

Nga Rubrika