Sherr mes dy grave në market, njëra përfundon e lënduar

Një incident fizik është raportuar në një market në Leposaviq, ku një grua dyshohet se ka sulmuar një tjetër.

Ngjarja ka ndodhur më 30 prill 2026 rreth orës 14:30 në rrugën “8 Maji”, brenda marketit në Leposaviq.

Sipas raportimit, viktima N.J (30-vjeçar) ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga Jovana Jovanoviq (29-vjeçar), e cila dyshohet se e ka goditur në trup.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor në QKMF Leposaviq.

Pas raportimit, e dyshuara është shoqëruar në stacionin policor për intervistim, ndërsa në lidhje me rastin është intervistuar edhe një dëshmitare.

Me udhëzim të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Sulm”, ndërsa pas intervistimit, palët janë liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Sinjali/

Nga Rubrika