Sara Hoxha habit ndjeksit me paraqitjen e fundit, gjithë vëmendjen e marrin këpucet e saj (FOTO)

Sara Hoxha po vazhdon të shijojë qëndrimin e saj në Spanjë, nga ku nuk kanë munguar as postimet në rrjetet sociale.

Në fotografitë e fundit të publikuara në Instagram, Sara ka tërhequr vëmendjen jo vetëm me pamjen dhe atmosferën verore, por sidomos me një detaj interesant në stilin e saj.

Këpucët e saj kanë qenë ato që kanë “vjedhur” vëmendjen, pasi njëra shihej ndryshe nga tjetra, duke krijuar një kombinim unik dhe të pazakontë, shkruan InfoKosova.

Ky zgjedhje ka nxitur komente të shumta nga ndjekësit, të cilët e kanë vlerësuar për guximin në modë dhe stilin e veçantë që e karakterizon.

Sara Hoxha vazhdon të dëshmojë se di si të eksperimentojë me veshjet dhe të sjellë gjithmonë diçka ndryshe, duke u dalluar lehtësisht në çdo paraqitje./InfoKosova/

Nga Rubrika