Janë zbardhur detaje të reja nga rasti tragjik në fshatin Parallovë të Novobërdës, ku një person është gjetur pa shenja jete.
Ngjarja është raportuar më 1 maj 2026, ndërsa rreth orës 12:45 Njësia për Hetime të Përgjithshme në Gjilan është njoftuar për një rast të dyshuar të vetëvrasjes me ar.më zjarri.
Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore, Prokurorja kujdestare dhe ekipi i mjekësisë ligjore, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe procedurat e nevojshme.
Sipas informacioneve të siguruara nga familjarët, viktima Slobodan Antic rreth 38-vjeçar, zyrtar për Bujqësi në Komunën e Novobërdës, ishte gjetur pa shenja jete rreth orës 11:00, i shtrirë në dhomën e gjumit nga nëna e tij.
Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, është konstatuar se viktima kishte një plagë hyrëse nga ar.ma e zjarrit në anën e djathtë të kokës, ndërsa pranë trupit, në dorën e tij të djathtë, është gjetur edhe revo.lveri i kalibrit .22, me fi.shekë brenda, ku njëri prej tyre ishte i shkrepur.
Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se bëhet fjalë për vetëvr*asje, ndërsa motivi i kësaj ngjarjeje ende nuk është bërë i ditur.
Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të saktë të shkakut të vdekjes.
Hetimet janë në vazhdim./Sinjali/