Sezoni i ri “She’s On Top” pritet të nisë së shpejti transmetimin.
Së fundmi, gjatë një lidhjeje direkte në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Ed Manushi zbuloi disa detaje të reja rreth përgatitjeve për këtë edicion.
I pyetur nëse Brikena Selmani do të jetë pjesë e jurisë, Manushi u shpreh se ende nuk ka një konfirmim zyrtar, por pranoi se po zhvillohen bisedime intensive me disa personazhe të rëndësishëm.
“Një gjë është e sigurt, dy prej anëtarëve të jurisë janë të konfirmuar. Po presim edhe dy ditë që t’i shpallim”, shtoi ai.
Ndryshe, Brikena ishte se fundmi e ftuar ne emisionin Goca dhe Gra ku foli per jeten e saj private, ndersa intervista e saj u pelqye nga ndjekesit.
