Konjufca e quajti frizerkë, reagon Vjosa Osmani

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, dje gjatë një tubimi me qytetarë ka ofenduar ish-presidenten Vjosa Osmani.

Ai ka rënë pre e një ofendimi që i bëhet asaj në rrjete sociale duke u quajtur “frizerkë”.

“Kur jemi te frizerkat”, tha Konjufca teksa të pranishmit nisën të buzëqeshnin.

Sot, Vjosa Osmani ka ndarë pamje nga vizita e saj në një salon ondulimi.

Reagimi i saj i plotë:

Veç puna e çon përpara Kosovën. Jo urrejtja e përçmimi!

Asnjë grua që punon nuk duhet të jetë objekt përqeshjeje!

As gruaja në sallon.

As gruaja në market.

As gruaja në shkollë.

As gruaja në spital.

As gruaja në zyre.

As gruaja në Universitet.

As gruaja që mban biznes.

As gruaja që mban familje.

As gruaja që punon pa u ndalur, edhe kur askush nuk ia sheh mundin.

Gratë janë shtylla e Kosovës. Janë heroinat tona të çdoditshme, që punojnë, kujdesen, krijojnë, shërbejnë, rrisin fëmijë, paguajnë taksa, dhe ndërtojnë jetë me djersën e tyre.

Gruaja e lodhur nga puna vlen më shumë se mijëra fjalët tuaja boshe.

Nga Rubrika