Burime të Indeksonline bëjnë me dije se dyshja kanë nisur një super bashkëpunim me Ya Nina dhe Ardian Bujupi, një duet që pritet të surprizojë publikun.
Sipas burimeve, projekti tashmë ka hyrë në fazën e xhirimeve dhe kënga do të jetë pjesë e albumit të ri “Level 10”, që po pritet me shumë interes nga fansat.
Detaje të tjera rreth publikimit ende nuk janë bërë të ditura, por ky kombinim artistësh premton të sjellë një nga hitet më të komentuara të momentit./Indeksonline/


