Si pritet të përfundojë seriali ‘Esref & Ruya’?

Ndonëse pritej një sezon i ri, gazetarja Birsen Altuntaş konfirmoi se projekti me protagonistë Çağatay Ulusoy dhe Demet Özdemir do të përfundojë përfundimisht në episodin e 47-të.

Por, çfarë ndodhi me historinë që gozhdoi publikun para ekranit?

Sipas një emisioni turk tensionet në prapaskenë kanë nisur kohë më parë. Flitet se shkak është bërë xhelozia e Aslıhan Malbora, partnerja në jetën reale e Çağatay-t.

Zërat thonë se prania e saj e shpeshtë në sheshxhirim dhe pakënaqësitë ndaj skenave romantike mes protagonistëve, bënë që aktori të kërkonte ndryshime në skenar duke hequr puthjet.

E pyetur nga mediat, Aslıhan reagoi e revoltuar, duke u shprehur se një projekt kaq i madh nuk mund të varet nga një person i vetëm dhe se thashethemet janë thjesht dashakeqe.

Në fakt, përtej dramave personale, seriali po përballej edhe me një krizë financiare.

Kostot e larta prej rreth 30 milionë lirash turke për episod dhe luhatjet e shikueshmërisë e bënë të pamundur mbijetesën e tij në treg.

Tashmë vëmendja është te finalja e madhe. Pas vdekjes së Myslym-it, Eşref ka nisur një luftë të hapur nga burgu.

Në media po aludohen dy skenarë: një fund tragjik ku ai sakrifikohet për Nisanin, ose një arratisje e rrezikshme drejt një jete të re./prive

Nga Rubrika