E diel, 29 Dhjetor, 2024
4.1 C
Pristina

Labi publikon faturën, kaq mijë euro u pagua për ndejën e Vitit të Ri

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri – Labi, ka dëshmuar edhe një herë se është i rregullt kundrejt pagesave dhe detyrimeve ndaj shtetit.

Këtë ai e ka bërë përmes publikimit të një fature, ku tregon se sa është paguar për një mbrëmje muzikore në natën e ndërrimit të viteve.

Ai është paguar në total 10,500 euro, ku nga kjo shumë 1,601 euro kanë shkuat tarifë mbi vlerën e shtuar për shtetin.

Në një reagim në rrjetin social Facebook, interpretuesi i hitit “Për ty” tha se këtë e bën me qëllim që t’iu dëshmojë të gjithëve se është taksapagues i rregullt.

Ky është shkrimi i tij i plotë në rrjetin social Facebook:

“Përshëndetje! E rendesishme për disa që më shumë e dojnë partinë se sa shtetin..!
E keni një kupon fiskal të natës së vitit të ri!! Kur mundohen do të më mesojnë mua se a paguaj tatime, mos të lodhen; sepse e di rendesinë e tatimit shumë moti!

Kur ne shembull, ia paguajm gjermanit e zviceranit tatimin, qysh menduat; mos me ia pagu Kosoves a?

A menduat që e lejojë vetën që një gurbetqar me shumë mund ti ndihmojë atdheut e unë këtu me ndejt këmbë mbi kembë a? Joooooooo bablok , se unë i paguaj shtetit tatim që nga viti 2005 para se me u bë Pavaresia e Kosoves!

Pra, kur të flisni me mua ju disa që me shkruani komente negative pershkak qe jeni kunder meje veq hajt ta demtojmë , ju nuk e keni atë shance mem demtu sepse shtetin tim, qytetin e atdheun e dua më shumë se sa familjen time.

Adem Jashari i ka dhan 60 antarë për këtë Kosovë e unë shembull personalisht mos me ia pagu tatimin shtetit, i bie që ateherë qenkam anti Kosovë e anti ketij shteti, e po ashtu kot i rrej femijet se Kosova është e shenjtë..!

Ju e dini mirë se sa dhuroj për vendin, sa dhuroj për rastet e semundjeve, për ushtrinë dhe për shumë çka….!  Shteti mbi te gjjitha e pastaj ne!  Ky kupon është leshuar vetëm për natën e vitit te ri e pa dyshim se Atk- ja e di sesa deklaroj.

Mesuesit e doktorët, policët e ushtarët duhet të paguhen dyqysh. Ju dua dej n’Kijamet,
Labi Kosovë e Shqipërisë”, shkruan Labi. /Telegrafi/

PROMO

Nga Rubrika